Kurrë më shumë se në vitin 2015 nuk kanë kërkuar strehim të sigurt njerëzit nëpër botë, për shkak të luftës dhe dhunës, po edhe fatkeqësive natyrore. Sipas një studimi, numri i personave të zhvendosur u rrit në 40.8 milionë.
Sidomos në Jemen situata është përkeqësuar, e si rezultat i kësaj 2.2 milionë njerëz janë zhvendosur për shkak të sigurisë së tyre, që përbën 8 për qind të popullsisë.
19.2 milionë njerëz kanë ikur në pjesë të tjera para fatkeqësive natyrore, u tha në studimin në fjalë. Si pasojë e tërmetin në Nepal janë zhvendosur 2.6 milionë njerëz.