Ajo ka deklaruar se reciprociteti mund të rikthehet nëse Serbia ndryshon qëndrimin, shkruan Express.
Ndërsa kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu ka theksuar se pa funksionimin e pikave doganore në Veri, marrëveshja për vulat nuk ka efekt.
Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se marrëveshja e arritur në Bruksel për njohjen e vulave doganore të Kosovës nga ana e Serbisë nuk nënkupton heqjen e menjëhershme të masave të reciprocitetit që Qeveria e Kosovës i ka vendosur për mallrat serbe më 20 korrik të këtij viti..
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë që ka nënshkruar vendimin për reciprocitet. Ka thënë se tash do të shihen të gjitha elementet e implementimit të asaj marrëveshjeje, dokumentacioni për mallrat që e lëshojnë Kosovën dhe procedura të tjera teknike për të cilat duhet punuar institucionet ditëve në vijim.