Dje është shënuar 20 vjetori i thyrjes së kufirit Shqiptaro-shqiptar nga brigada 138, Agim Ramadani (Katana).
Me rastin e 20 vjetorit, Besart Gashi ka prezantuar veprën e tij artistike të realizuar me gëzhoja plumbi, përcjell albinfo.ch.
Vepra, “Agimi i Lirisë“, është vepra me dimenzionet më të mëdha në vend dhe është realizuar me 276138 gëzhoja plumbash.
Ideator i kësaj vepre është nipi i komandantit Agim Ramadani, Muhamet Ajrullahu dhe njëherëshit do të jetë dhuratë për familjen e komandantit në ditën e ditëlindjes së tij.

