Në aeroportin e Ohrit është realizuar të mërkurën fluturimi i parë që vjen nga qyteti zviceran i Bazelit, i njohur si një qendër në të cilën shumë punëtorë emigrantë jetojnë nga Maqedonia Perëndimore.
Në realicionin Ohër-Bazel-Ohër do të realizohen fluturimet dy herë në javë. Përveç punëtorëve emigrantë nga Maqedonia në Zvicër, kjo linjë do të jetë një mundësi e mirë edhe për udhëtarët nga vendet fqinje.
Nga kompania përgjegjëse për aeroportet e Maqedonisë TAV thonë se ky sezon ka qenë i suksesshëm, sepse në 5 muajt e parë u rrit trafiku me 17.2% në krahasim me vitin e kaluar.
Komuna e Ohrit dhe kompania me kosto të ulët “WIESER” nënshkruan një marrëveshje për të subvencionuar linjat ajrore, në mbështetje të zhvillimit të turizmit në Ohër.
Fillimi i një kapitulli të ri për zhvillimin e rajonit, jo vetëm të Ohrit, po dhe të Strugës, si dhe të gjitha ato qytete të Maqedonisë dhe vendit fqinj, Shqipërisë.