Skip to content

Reagon Vetëvendosje: Albin Kurti është bartës i listës

Pas vendimit të marrë në mbledhjen e KQZ-së që në listat në broshura të largohen kandidatët që nuk janë certifikuar, dhe të mos lihen hapësira, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje. Nga kjo parti insistojnë se Albin Kurti është bartës i listës së VV-së. “Lista e LVV-së e dorëzuar në KQZ është ajo që e kemi votuar […]

Pas vendimit të marrë në mbledhjen e KQZ-së që në listat në broshura të largohen kandidatët që nuk janë certifikuar, dhe të mos lihen hapësira, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje.

Nga kjo parti insistojnë se Albin Kurti është bartës i listës së VV-së.

“Lista e LVV-së e dorëzuar në KQZ është ajo që e kemi votuar në Këshillin e Përgjithshëm dhe kryesi të LVV-së. Asaj liste i prin Albin Kurti”, thuhet nga zyra për media e LVV-së.