“Me shqetësim pranuam lajmin për ngjarjen e rëndë në Prishtinë, ku si pasojë e një përleshjeje ka humbur jetën një qytetar dhe tre të tjerë janë të plagosur rëndë. Ekipet e Policisë dhe Mjekësisë Urgjente kanë reaguar menjëherë dhe prioritet është trajtimi i të plagosurve, të cilët tashmë janë transferuar në QKUK. Policia është duke mbledhur informatat dhe tashmë ka edhe të arrestuar, por të gjitha informatat e sakta do të bëhen të ditura pas hetimeve nga institucionet e rendit”, ka thënë Ahmeti.
“Në emër të Komunës shpreh ngushëllime për familjen e viktimës, e lutemi e shpresojmë se të lënduarit e tjerë të shërohen”, ka shtuar më tej ai.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se lidhur me rastin që ka ndodhur pasditen e së enjtes në Lagjen e Spitalit, janë arrestuar dy persona.
Zëdhënësi Bajram Krasniqi nuk ka pranuar të flasë për arsyet e ngjarjes, ndërsa për të dy familjet që dyshohet se ishin pjesë e konfliktit ka thënë se kanë jetuar afër vendit të ngjarjes, përcjell albinfo.ch.