Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur agresion kidnapimin e 3 policëve të Kosovës nga ana e Serbisë.
“Ky akt dëshmon edhe një herë se Serbia nuk është e interesuar për paqe e stabilitet në rajon, por për të shkaktuar destabilizim të Kosovës dhe gjithë rajonit”, thekson presidentja në reagimin e saj.
Ajo shton se ky akt dëshmon se Serbia vazhdon të veprojë me logjikën e së kaluarës, tendencat hegjemoniste të së cilës kanë shkaktuar krime të tmerrshme dhe shumë viktima, transmeton albinfo.ch.
“Policia e Kosovës ka treguar përkushtim e vendosmëri për ta ruajtur rendin dhe ligjin për të gjithë qytetarët pa dallim, ndaj një akt i tillë kërkon një reagim të ashpër dhe veprim të unifikuar të komunitetit ndërkombëtar ndaj tendencës së Serbisë për destabilizim të rajonit”, u shpreh Osmani.