Pas zhvillimeve të ditëve të fundit në Izrael, ka ardhur edhe reagimi i parë institucional i Kosovës.
Ministria e Jashtme e Kosovës konsideron se Izraeli ka të drejtë dhe detyrim të mbrojë popullin e tij kundër 2,000 raketave të shkrepura ndaj civilëve vetëm nga Hamasi.
Duke shprehur pikëllim për të gjitha viktimat, në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës vlerësohet se Hamasi po mban civilët palestinezë si pengje të luftës së tij.
MPJ u bën thirrje palëve të përfshira në konflikt për përmbajtje, ndalje të dhunës dhe arritjen e një zgjidhjeje paqësore.