Të hënën, më 27 prill, në letër urohet presidenti Cyril Ramaphosa në Ditën e Lirisë së Afrikës së Jugut që shënon fundin e aparteidit.
Mediat ndërkombëtare raportuan se ai i është nënshtruar një procedure kardiovaskulare që çuan në njoftimet se ai është në rrezik për jetën ose edhe ka vdekur.
Sot u tha se Kim mund të jetë lënduar gjatë testimit të një rakete.
Mediat në Korenë e Jugut kanë raportuar se Kim i është nënshtruar një operimi kardiovaskular më 12 prill në një spital jashtë Pyonguang, kryeqytet i Koresë së Veriut dhe se gjendja e tij po përmirësohej.
Tre zyrtarë qeveritarë me njohuri të situatës i thanë Washington Postit se dy qeveritë, amerikane dhe jug-koreane, janë skeptike sa u përket raporteve se Kim është i vdekur ose në gjendje të rëndë.
Kim nuk është parë në publik që nga 11 prilli.