Islam Alijaj ka shkruar histori në Zvicër. Ai arriti që nga zgjedhjet e së dielës të sigurojë vend në Parlamentin zviceran.
“Faleminderit, ne bëmë histori së bashku me të gjithë njerëzit që na mbështetën”, shkroi Alijaj.
Islam Alijaj, kandidat i Partisë Socialdemokrate (SP), ka fituar 95.054 vota nga qytetarët e Zvicrës me të drejtë vote.
Alijaj, duke qenë person me nevoja të veçanta, është i njohur për angazhimin e tij të palodhshëm për të drejtat e kategorisë së njerëzve të cilës i takon. Ai ka qenë deri më tani asamblist shumë aktiv në Asamblenë e Qytetit të Cyrihut. Por, më shumë se kaq, Alijaj është një lobist i flakët, në nivel vendi, për çështjen e personave me nevoja të veçanta.