Dy shoqatat e mëdha, përfaqësuese të kompanive ajrore dhe shoqërisë së aeroporteve evropiane Airlines for Europe dhe ACI Europe që përfaqësojnë më shumë se 500 aeroporte në 45 vende evropiane kritikuan kufizimet e udhëtimeve në Europë, duke i cilësuar si “absurde” dhe që minojnë besimin e konsumatorëve.
“Sektori ajror evropian u bën thirrje shteteve anëtare të BE-së dhe hapësirës Shengen si dhe Britanisë së Madhe të rishikojnë kufizimet e udhëtimeve të vendosura mes tyre, veçanërisht karantinën”, thuhet në reagimin e tyre, përcjell albinfo.ch.
Tutje në letrën dërguar drejtuesve dhe ministrive të Transportit, Shëndetësisë dhe të Brendshme të vendeve të BE-së, të hapësirës Shengen dhe Britanisë së Madhe, kufizimet janë kundër parimeve të OBSH-së.
“Shumë prej këtyre kufizimeve janë inkoherente me parimet e vendosura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC)”, thuhet tutje në reagim.
Kompanit ajrore kanë qenë një nga sektorët më të goditura nga pandemia Covid-19.