Deklaratat e Shkëlzen Gashit, tashmë ish-këshilltar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti në lidhje me Ushtrinë Çlirmitare të Kosovës kanë shkaktuar shumë reagime, madje edhe nga Lëvizja Vetëvendosje!
Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka komentuar deklaratën e shumëpërfolur të këshilltarit të Kurtit, Shkëlzen Gashi për UÇK-në, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se e njeh shumë më mirë se Gashi raportin e Dick Martyt dhe sipas tij ai raport nuk është i bazuar në fakte.
Deputeti i VV-së, Valon Ramadani, ka kërkuar edhe shkarkimin e tij.
Edhe, Nasim Haradinaj, nënkryetar i OVL-UÇk-së, ka reaguar ndaj deklaratës së Shkëlzen Gashit, ish-këshilltarit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti se ‘UÇK ka vrarë 1000 civilë të pafajshëm serb’.“Ushtarët e UÇK-së kanë dashtë të merren edhe personalisht me Shkëlzen Gashin”, tha Haradinaj
Njohësi i rrethanave politike në vend dhe drejtusi i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, thotë se Albin Kurti ka bërë një gabim politik e shtetëror kur ka vendosur ta shkarkojë Shkëlzen Gashin.
Edhe shumë analistë tjerë politikë janë shprehur të irrituar me deklarimet e Gashit, i cili tashmë u shkarkua nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.