Protestat nisën prej të shtunës, për të rifilluar këtë të diel, me policinë që e ka shpërndarë turmën me gaz lotsjellës. Mijëra vetë dolën në protestë për të marshuar rreth Francës, kundër kandidates presidenciale, Marin Le Pen, e cila kërkon një bashkim të frontit opozitar kundër Presidentit Emannuel Macron në zgjedhjet e të dielës së ardhshme.
Policia njoftoi se njësoj si në Paris, protesta janë organizuar në 30 qytete franceze.
Macron, një proeuropianist, fitoi zgjedhjet presidenciale të 2017-s duke e mundur lehtësisht kundërshtaren Le Pen. Edhe pse këtë vit pritet një rikonfirmim i 44-vjeçarit në krye të Elizesë, sondazhet flasin për një garë të ngushtë mes dy kandidatëve.
Protestuesit kundërshtojnë zgjedhjen e Le Pen përballë presidentit aktual, ndërsa në rrugë kundërshtojnë politikat ekstremiste të Le Pen, racizmin dhe fashizmin, me fushatën që hyn në ditët e saj të fundit, drejt raundit të 24 prillit.