Ish-udhëheqësi ushtarak i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, i kërkuar për gjashtëmbëdhjetë vjet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare e ish-Jugosllavisë për masakrat e kryera në Srebrenicë, është transferuar të martën nga Beogradi në Holandë, ku i është dorëzuar Tribunalit të Hagës.
Ardhja në burgun e Tribunalit të Hagës e ish-gjeneralit të arrestuar të enjten në Serbi u njoftua nëpërmjet një deklarate nga gjykata përkatëse.
Ratko Mlladiq, 69 vjeç, ka mbërritur në Roterdam Airport (në perëndim të Holandës) në bordin e një avioni që mbante mbishkrimin “Republika e Serbisë”, që ishte parkuar brenda një hangari të mbrojtur nga vëzhguesit.
Një herë në burg, Ratko Mlladiqit i është duhur të njoftohet me të drejtat e tij dhe i është mundësuar të flasë me një avokat para se të paraqitet këtë javë pranë Tribunalit në fjalë.
Prokurori i Tribunalit të Hagës do të japë të premten në mesditë një konferencë shtypi, njofton zyra e tij.