Sipas raporteve të institucioneve përgjegjëse të Francës, një person ka vdekur nga koronavirusi në Paris në Francë. Më parë ishin raportuar tre persona të infektuar rishtas, shkruan 20minuten.ch. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Francë është 17. Personi i vdekur është një shtetas francez.
Por, para kësaj, ka qenë një turist 80-vjeçar nga Kina, i cili kishte vdekur nga pasojat e sëmundjes virale në një spital në Paris në mes të shkurtit, transmeton albinfo.ch. Kjo ka qenë vdekja e parë nga koronavirusi në Evropë.
Përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë ka deklaruar se personi që vdiq tani ishte sjellë në klinikën e Parisit “La Pitié-Salpêtrière” në gjendje jashtëzakonisht të keqe” dhe testimi për koronavirus i ka rezultuar pozitiv.
Ministria po ashtu ka konfirmuar dy raste të reja të infeksionit në Francë. Njëmbëdhjetë njerëz të infektuar më parë janë shëruar ndërkohë.