Dy ndeshjet e dobëta, Zvicra mund t’i lë pas krahëve nëse fiton sot. Përballja vendimtare do të jetë ndaj Turqisë në kuadër të Grupit A.
Ndeshja fillon nga ora 18:00. Në po të njëjtën kohë ndeshen Italia e kualifikuar dhe Uellsi, shkruan albinfo.ch.
Nati barazoi 1:1 me Uellsin dhe u mund 3:0 nga Italia. Por, edhe për Turqinë është ndeshje vendimtare, andaj pritet një ballafaqim shumë interesant. Italia ka gjashtë pikë, Uellsi 4, Zvicra 1 dhe Turqia 0.
Përbërjet e mundshme
Zvicra: Sommer; Elvedi, Schär, Akanji; Mbabu, Freuler, Xhaka, Rodríguez; Shaqiri; Embolo, Gavranović
Turqia: Uğurcan Çakır; Zeki Çelik, Merih Demiral, Çağlar Söyüncü, Mert Müldür; Kaan Ayhan, Ozan Tufan, Hakan Çalhanoğlu, Cengiz Ünder, Yusuf Yazıcı; Burak Yılmaz