Gjykata ka njoftuar se do të shqyrtohet mundësia për ndarjen e procedurës në rast se deri në javën e ardhshme Grujevski dhe Boshkovski nuk do të ekstradohen.
Avokatët e Grujevskit dhe Boshkovskit sot në seancë theksuan se ata nuk janë të pakapshëm për gjyqin, por se nuk kanë mundësi të vijnë në Shkup, pasi në Greqi po zhvillohet procedure rreth ekstradimit. Sipas tyre procedura është në fazën e ankesës dhe për atë duhet të vendos Gjykata Supreme e Greqisë më 27 prill.