Milot Rashica është duke kaluar në një moment të jashtëzakonshëm në Bundesligën gjermane.
Pasi shënoi javën e kaluar kundër Bayer Leverkusenit, ai shënoi edhe në këtë xhiro kundër Freiburg-ut, përcjell albinfo.ch.
Rashica ka shënuar katër gola në këtë edicion dhe dy asistime, edhe pse ishte i lënduar për disa javë.
Ylli nga Kosova është i kërkuar nga disa skuadra evropiane, derisa menaxher i tij është ish-futbollisti i njohur shqiptar, Altin Lala.
Nuk do të ishte aspak e befasishme nëse gjatë janarit, ose verën e ardhshme, Rashica të kalonte në një skuadër të madhe evropiane.
Gjermanët janë të fascionuar me lojën dhe golat e tij.