Milot Rashica është lojtari me paraqitjen më të mirë te Werder Bremen, në fitoren 3:2 ndaj Borussia Dortmund në Kupën e Gjermanisë.
Edhe në këtë ndeshje gjurmë të mëdha la reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, i cili shënoi golin e fitores për Werder në minutën e 70-të.
Ylli i Kosovës asistoi te goli i parë i Werderit, teksa u përkujdes vetë për shënimin e të tretit.
SofaScore ka vlerësuar me notë 7.7 Rashicën, që është lojtari më i vlerësuar te Werder.
Lojtari me notën më të madhe në këtë ndeshje ishte Julian Brandt (8.8).
