Përfaqësuesi i Kosovës në futboll, Milot Rashica, po dëshmohet çdo ditë e më shumë se është në nivelet më të larta të këtij sporti.
Rashica ka shënuar plot 8 herë për ekipin e tij, Werder Bremen, këtë sezon.
Goli i tij i tetë arriti në ndeshjen e sotme kundër Mainzit, pas një asisti nga bashkëlojtari i tij, Kruse, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
Bremeni avancon nga minuta e tretë me golin e Rashicës.