Milot Rashica ka shënuar një super gol ndaj Bayernit në ndeshjen për gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë.
Ekipi i tij Werder Bremen ka realizuar dy gola në vetëm një minutë kundër Bayern Munichut.
Milot Rashica në minutën e 74-t ka asistuar për Osakon ku ky i fundit shënoi gol ndërsa vetë shënoi super gol në minutën e 75-t, përcjell albinfo.ch.
Por bavarezët me anë të një goli të Lewandowskit kanë rikthyer në avantazh ekipin e tyre në penalltinë e cila u dha në minutën e 80.
Bayerni fitoi 2:3 dhe u kualifikua në finale të Kupës së Gjermanisë, ku takohet me Leipzig.