Futbollistët shqiptarë vazhdojnë të jenë protagonistë në ligat evropiane me skuadrat e tyre.
Vlera e tyre po rritet çdo ditë e më shumë, derisa po dallohen disa lojtarë që janë rritur shumë në vitet e fundit, përcjell albinfo.ch.
Më i shtrenjti momentalisht është Milot Rashica, që sipas “transfermarkt” është vlerësuar në 35 milionë euro, shkruajnë mediat shqiptare.
Në vendin e dytë renditet Granit Xhaka i Arsenalit që kap vlerën e 30 milionë eurove.
Pas tij është Xherdan Shaqiri, që ka vlerën e 22 milionë eurove.
Pozitën e tretë e ndajnë dy futbollistë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Enis Bardhi i Levantes që luan në La Liga dhe futbollisti i Arsenalit, Shkodran Mustafi që ka prejardhjen nga Gostivari.
Pesëshja e më të paguarve mbyllet me Vedat Muriqin e Fenerbahçes, kartoni i të cilit, për momentin, kap vlerën e 12 milionë eurove.