Futbollisti Milot Rashica u është rikthyer përgatitjeve te Werder Bremen.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit gjerman, transmeton Klan Kosova.
Vushtrriasi ishte lënduar në ndeshjen Moldavi – Kosovë, e zhvilluar në Parma të Italisë gjatë këtij muajit.
24-vjeçari, me gjasë, gjatë këtij afati kalimtar të verës pritet të ndryshojë skuadër, dhe Premierliga angleze shihet si destinacion i ardhshëm për të.