Elbasan Rashani ka vazhduar shkëlqimin në kampionatin norvegjez me skuadrën e tij, Odds BK.
Sulmuesi i Kosovës ka gjetur golin e parë në kampionat, në fitoren e thellë të Odds BK 6-1 ndaj Mjondalen.
Ka qenë një ndeshje për t’u mbajtur mend për Rashanin, pasi fillimisht asistoi për mrekulli në minutën e 14-të për Bakengën që shënoi për 2-1.
E 17 minuta më vonë, një harkim fantastik në zonë nga Rashani bëri që mbrojtësi kundërshtar Solberg të luajë me dorë në zonë dhe Odds fitoi penallti, të cilën në gol e shndërroi Ruud, raporton Telegrafi, përcjell Albinfo.ch.
Rashani shënoi golin e parë këtë kampionat në minutën e 67-të të ndeshjes.
Rashani është pjesë e rregullt e Përfaqësueses së Kosovës, ku ka qenë në disa ndeshje vendimtar edhe për Dardanët.
Elba shënoi golin e fitores për Kosovën 2-3 ndaj Bullgarisë, ndërsa kishte dhënë një asistim fantastik për Muriqin në triumfin e Dardanëve 2-1 ndaj Çekisë.