Raportuesja për Kosovën e Parlamentit Europian, Viola Von Cramon, ka reaguar pasi Prokuroria e Specializuar dje kishte dorëzuar aktakuzë ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.
Ajo me anë të një postimi në Twitter ka shpërndarë një lajm, në të cilin flitet për këtë zhvillim politik.
“Gjërat ndoshta mund të ndryshojnë në Kosovë”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.
Things might change in #Kosovo #Kosova https://t.co/NjOvWWZXo1
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) June 25, 2020