Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Memmingen, në jug të Gjermanisë, ku janë lënduar disa persona, transmeton albinfo.ch.
E përditshmja gjermane “Bild” bën me dije se shpërthimi ndodhi për shkak të rrjedhjes së gazit. Ndërsa gazeta “Augsburger Allgemeine” raportoi se shpërthimi ndodhi në zyrat e Kryqit të Kuq Gjerman rreth orës 05:00 të mëngjesit të së premtes, duke shtuar se policia evakuoi zonën dhe se pesë persona u plagosën.
Shpërthimi dyshohet të jetë shkaktuar nga një defekt në linjën e gazit në rrugën ku ndodhej ndërtesa. Megjithatë, policia nuk ka dhënë ende detaje për këtë shpërthim.