Ndërsa produktiviteti në disa industri, si shitja me pakicë, mikpritja dhe prodhimi, ra disi në fillim të vitit 2024, “në përgjithësi, tregu zviceran i punës pritet të performojë mirë në tremujorin aktual dhe atë të ardhshëm”, përcjell albinfo.ch.
Ky është konstatimi i Institutit Ekonomik KOF të Cyrihut të hënën.
Për sa i përket punësimit, treguesit japin shpresë se “ai do të mbetet i fortë në periudhën afatmesme”, sipas KOF.