Një shtatore e Adem Demaçit në sheshin “Adem Demaçi” në Prishtinë, emërtimi i austostradës Prishtinë – Pejë – “Autostrada Adem Demaçi” dhe emërtimi i Parkut të Qytetit të Prishtinës – “Parku Adem Demaçi”, janë tri gjërat që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë vendim ta nderojë veprimtarin e shquar shqiptar, Adem Demaçi.
Propozim-vendimin në lidhje me këtë çështje e ka bërë publike vetë kryeministri në rrjetin social Facebook.
“Vendim-propozimi do të procedohet në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Republikës së Kosovës për respekt të emrit dhe veprës së tij, si pjesë e identitetit shpirtëror dhe politik të Kosovës, një figurë unike në përpjekjen tonë për liri”, ka sjkruas @aradinaj.