Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka humbur durimin ndaj bashkëpunëtorëve të tij dhe iu ka kërkuar ministrave që të punojnë me përkushtim ose ta braktisin Qeverinë. Nëpërmjet një letre të quajtur, ai thotë se është momenti i fundit kur duhet ta “mbysni turkun brenda vetvetes”, ose ta braktisni “anijen” (Qeverinë).
Ai u ka thënë ministrave se janë shkëputur nga realiteti i përditshëm dhe i ka cilësuar arrogantë. Në letrën e tij Rama shprehet se ministrat kanë humbur kontaktet me bazën dhe me deputetët, duke u përkujtuar se “orët e entuziazmit të qeverisjes i kanë zëvendësuar me pasdite turkoshake në kafene, dreka e darka të gjata”.
“E pra mësojeni përpara se të bëhet vonë sepse së shpejti do jetë vonë, që unë nuk bashkëjetoj dot me këtë situatë dhe nuk i honeps dot më reflekset e sjelljeve tuaja mbi njerëzit, që nga shqiptarët e deri tek ndërkombëtarët që kanë nisur të bëjnë humor me arrogancën tuaj!”, thotë ai.
Kjo qeveri, sipas kryeministrit Rama, ka vetëm një armik atë të arrogancës dhe mospunës.
“Merreni këtë mesazh si një S.O.S, jo si një sosje të durimit tij prej ndonjë e disa arsyeve të pathëna më lart sepse të tilla ju siguroj që nuk ka. Kjo qeveri ka vetëm një armik dhe ku armik është turku që jeton brenda secilit prej jush, o mbytuni, o përgatituni për të lënë anijen!!!|, shkruna Rama
Kryeministri thotë se nuk pret përgjigje nga ministrat, por reflektim të thellë përmes një ndryshimi radikal të sjelljes dhe një pastrimi të samëshpejtshëm të pasqyrës ku, sipas tij, po deformohet dita-ditës profile i qeverisë.