Kryeministri Edi Rama, ashtu siç u raportua edhe nga i dërguari në Stamboll i Top Channel, Muhamed Veliu, mori pjesë në konferencën e vendeve islamike për bashkëpunime, ku dhe falënderoi Turqinë për ndihmën e dhënë pas tërmetit së 26 nëntorit.
“Ju falënderoj për reagimin e menjëhershëm për tragjedinë që theu zemrën e vendit tim, ju ishit atje për të na ndihmuar për 26 nëntorin, nuk gjej dot fjalët se sa shumë do të thoshte për ne angazhimi juaj personal dhe i njerëzve tuaj që erdhën me shpejtësi të plotë, që vunë jetën e tyre në rrezik për ne. Faleminderit për sot, që më keni dhënë mundësinë për t’iu drejtuar një forumi kaq special”, tha Rama.
Unë nuk ofroj një ringjallje, por po kërkoj dritën në zemrat tuaja. Më lini t’ju kërkoj falje nëse përsëris veten, por kjo dritë u pa te Turqia. Turqia e provoi se i përmbahet urtisë së saj se nuk braktisi një mik. Për këtë dhe për premtimin e presidentit për të ndërtuar 500 banesa kam ardhur t’ju falënderoj, e që të bashkohuni me ne në këtë udhëtim të dhimbshëm”.