Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me biznismenin kosovar dhe pronarin e kompanisë “Mabetex”, Behgjet Pacolli.
Temë e takimit ishte ndërtimi i aeroportit të Vlorës, ndërtim të cilin do ta kryejë kompania që drejton Pacolli. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në profilin e tij në Facebook.
Ky parashihet të jetë njëri nga projektet më të mëdha të Pacollit në Shqipëri.