Në Maqedoni sot po votohet për emrin e Maqedonisë Veriore.
Nëse pranohet marrëveshja e referendumit, Maqedonia do të hyjë në NATO e BE.
Të shumta kanë qenë reagimet dhe shkrimet e liderëve të ndryshëm për çështjen e referendumit.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një postim në Twitter ka shkruar se shqiptarët e Maqedonisë duhet ta dijnë peshën e përgjegjësisë që kanë sot.
“Uroj shumë që çdo shqiptar i Maqedonisë ta kuptojë peshën e përgjegjësisë që ka sot, pavarësisht çdo bindjeje politike a përkatësie partiake. Sot në Maqedoni votohet për fëmijët dhe kush nuk voton rrezikon të ardhmen e tyre!”, ka shkruar Rama.