Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama reagoi pas intervistes së ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhënë nga Haga.
Rama në Facebook shpërndau një citat të Thaçit i cili ndër tjerash në intervistë ka thënë: Unë jam i privuar përkohësisht, por vendi im është i lirë përjetësisht.
E më këtë është pajtuar Rama.
„Shumë e vërtetë Komandant. Çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare “, shkroi ai.
Kujtojmë se gjatë kësaj interviste Thaçi lavdëroi punën e Ramës duke thënë se „Ai po e transformon dhe emancipon Shqipërinë dhe shqiptarët, po e bën historinë evropiane të tyre.“.