Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mirëpritur marrëveshjen për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të arritur në Shtëpinë e Bardhë.
Rama thotë se kjo marrëveshje është vazhdim i rrugës drejt “njohjes përfundimtare”.
Kryeministri i Shqipërisë, Rama, ka thënë se arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë nuk paraqet akt “tradhtie”.
ASNJË TRADHËTI BURRA!
Urime Kryeministrit Hoti për marrëveshjen e arritur me Serbinë, e cila s'është fundi po vazhdimi i të vetmes rrugë drejt njohjes përfundimtare: Dialog për gjithçka, Bashkëpunim për çka mundet sot, Këmbëngulje për çka duhet nesër! pic.twitter.com/op1y3dETAy— Edi Rama (@ediramaal) September 4, 2020