Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar takimet në Bruksel me përfaqësues të BE-së të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Sipas tij, pa lirimin e 3 policëve të Kosovës nuk do të ketë asnjë progres, përcjell albinfo.ch.
“Pa tre djemtë që largohen shëndoshë e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë! Sapo të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti”, shkruan Rama.