Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur sot në Armeni për të marrë pjesë në Samitin e tetë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).
Ky Samit mbledh liderë nga vende të ndryshme të Evropës për të diskutuar mbi çështje të sigurisë, bashkëpunimit rajonal dhe sfidave të përbashkëta politike e ekonomike në kontinent.
Pjesëmarrja e kryeministrit Rama në këtë aktivitet vjen në kuadër të angazhimeve të Shqipërisë në proceset evropiane dhe forcimit të bashkëpunimit me vendet e Bashkimit Evropian dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, transmeton albinfo.ch.
“Është një tjetër samit, Samiti i Komunitetit Politik Evropian dhe një tjetër mundësi për të ndarë ambiciet dhe shqetësimet tona të përbashkëta. Ndërkohë, është një tjetër shans i madh për të parë se sa mund të bëjmë së bashku dhe sa e rëndësishme është te ecet përpara me bashkimin e Evropës”, tha Rama.
Gjatë punimeve të samitit, pritet që liderët të trajtojnë tema me rëndësi strategjike për stabilitetin dhe zhvillimin e mëtejshëm të Evropës.