Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se mori pjesë në Forumin e Davosit të Zvicrës për Dialogun Strategjik mbi Ballkanin Perëndimor, ku është shprehur se BE ka nevojë për Ballkanin aq sa ç’kemi ne nevojë për Evropën.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë shqiptare tha se vendet tona nuk janë gati të anëtarësohen, nëse loja e meritokracisë shndërrohet në lojë në e fajësimit
“BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa ne kemi nevojë për BE-në. Ata që nuk e kuptojnë këtë, nuk kuptojnë mirë çfarë është në lojë apo cilat janë sfidat e sotme dhe të së ardhmes. Në këtë moment, vërtet që ndihemi si një varkë në mes të detit, pasi na e kanë marrë me forcë busullën. Për ne ka shumë rëndësi ta dimë me saktësi, është e qartë që, nëse procesi i integrimit evropian është karakterizuar në 5-6 vjetët e fundit, të paktën nga gjithmonë e më shumë paparashikueshmëri, ajo që ndodhi në tetor e bëri plotësisht të paparashikuar. Ndërsa flasim, nuk kemi më mundësi të dimë së çfarë duhet të bëjmë për të marrë atë që kërkojmë, pasi është e qartë që natyra e vendimeve në KE është shumë më e përcaktuar nga vetë vendet anëtare të BE-së. Vendet tona nuk janë gati të anëtarësohen, nëse loja e meritokracisë shndërrohet në lojë të fajësimit. Ne e nisëm këtë proces, se na detyruan vendet e BE-së, por sepse ishte ajo që i duhej popullit tonë, kombit tonë. Nuk mendoj se meqë ne e kemi më të vështirë, duhet të qajmë apo të lutemi, sepse në fund të fundit, e bëjmë për fëmijët dhe brezat e ardhshëm”, përcjell albinfo.ch.