Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një hap të mirë për dialogun Kosovë-Serbi, vendosjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.
“Falënderoj Stolenberg-un që ka qenë kaq shumë mbështetës për ne dhe në rajon. Mbështetës për rivendosjen e linjës Prishtinë- Beograd që është një hap i rëndësishëm dhe duhet të ndiqet nga të tjerët.
Duhet të ndiqet për procesin e zhvillimit rajonal dhe ndërshtetëror. E konsiderojmë NATO-n si një pjesë të rëndësishme në OSBE dhe faktor për ta bërë të suksesshëm në jetët tona”, thotë Rama.
Rama e bëri deklaratën gjatë një konference në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili e ka përshëndetur vendosjen e linjës ajrore Prishtinë- Beograd. Po ashtu edhe Rama e ka konsideruar një hap të mirë për përparimin e dialogut Kosovë- Serbi, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.