Gjatë fjalës së tij në Komitetin Kombëtar të Rindërtimit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, paralajmëroi se ndërtuesit dhe arkitektët që nuk respektojnë lejet e ndërtimit, do të përfundojnë në burg.
Po kështu, Rama shtoi se deri më sot kjo ka qenë beteja e tij e humbur, për disa vjet me radhë, shkruan Top Channel, përcjell Albinfo.ch.
“Ndërtuesit që shkelin lejen e ndërtimit do të shkojnë në burg. Kur e ke lejen për 8 kate dhe i thonë hajde ma bëj 12, ata duhet të denoncojnë. Ata janë gardiani. Nuk mendohet që arkitekti të shkojë jashtë asaj që është vepra e tij”.
“Duhet të ketë përgjegjësi individuale dhe të ketë pasoja penale dhe financiare. Gjithë jeta ka qenë kështu. Kjo ka qenë beteja ime e humbur, e kam humbur me shoqatat, me Parlamentin, kur isha kryetar bashkie”.