Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po krenohet me dy kosovarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqirin.
Xhaka e Shaqiri ishin dy golashënuesit të cilët vunë Zvicrën në epërsi ndaj Serbisë, shkruan Albinfo.ch.
Në një postim në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, Kryeministrit Rama ka postuar fotografitë e dy futbollistëve shqiptar të cilët luajnë në përfaqësuesen e Zvicrës në Kampionatin Botëror Rusia 2018, duke i cilësuar fotografitë, “ foto të ditës”.
Xhaka e Shaqiri golat e tyra i kanë festuar duke valvitur shqiponjën me duar.