Kryeministri Edi Rama ka kërkuar mbështetjen e Qeverisë së Gjermanisë për kandidaturën e Shqipërisë për të drejtuar OSBE-në.
Pas takimit me ministrin për Punët e Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, Rama shprehu bindjen se një hap i tillë do të kontribuonte edhe në funksion të vetë dinamikave të rajonit.
“Kjo do tëkontribuonte në procesin integrues të rajonit dhe do të ishte një hap i rëndësishëm për Shqipërinë dhe rajonin”, theksoi Rama.