Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke zhivlluar turin e tij Ballkanik në kuadër të diskutimeve për procesin e Berlinit që do të mbahet në tetor në Tiranë.
Për këtë çështje, ai ka ftuar më 17 korrik liderët e Ballkanit Perëndimor për takim në Tiranë.
Konkretisht është ndalur edhe tek masat ndëshkuese ndaj Kosovë, që i pamundësojnë takime të tilla.
Kreu i qeverisë shqiptare thotë se Kurti do të ftohet pavarësisht refuzimit që mund t’i bëjë BE-ja.
“Në takimin e Tiranës, pavarësisht se cili është qëndrimi i Bashkimit Evropian, pavarësisht se cilat janë qëndrimet e vendeve të tjera, në takimin e Tiranës, për Procesin e Berlinit kryeministri i Kosovës do të jetë i ftuar dhe dëshiroj që të jemi të gjashtë, bashkë aty për tej faktit që mund të mos jetë i ftuar apo mund të mos duan ta ftojnë në vendet e tjera. Në Tiranë Albin Kurti është në shtëpinë e vet – ku siç e dini – madje mund të futet edhe në zgjedhje për t’u bërë i zoti i shtëpisë. S’ka asnjë problem”, u shpreh ai, përcjell albinfo.ch.