Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook e ka ftuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për Prokurorin e Përgjithshëm.
Në ftesën e bërë publike, Rama thërret për t’u ulur në tryezë për çështjen aktuale të Prokurorit të Përgjithshëm. Kryeministri Rama po ashtu ka bërë thirrje që të ulën gjakrat të paktën për 6 muajt e ardhshëm.
“Të paktën në gjashtë muajt e ardhshëm t’i vihemi në dispozicion së bashku përpjekjes për të siguruar çeljen e negociatave, duke bashkërenduar nismat e veprimet e nevojshme për ta çuar jo qeverinë, po Shqipërinë në fitoren e kësaj sfide të vështirë, por krejtësisht të mundur tanimë”, ka shkruar Rama.
Sot i mbaron mandati kryeprokurorit Adriatik Llalla.