Kryeministri Edi rama ka reaguar pas deklaratave të kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili e akuzoi se ka bërë një shtet privat dhe po fabrikon prova për të shpëtuar Agron Xhafajn.
Në një status në rrjetet sociale, kreu i ekzekutivit shqiptar ironizon Bashën, duke thënë se u kap me pras në dorë.
Rama, duke iu drejtuar Bashës, thotë se “nuk do të rrijë e mbuluar ajo pjesë që ata dinë të dy”.
“E di Artist, keq puna! Po ca nga sikleti se u kape me prasin në dorë këtë herë, e ca nga vesi që del me shpirtin dhe ty as nuk të rrihet pa vazhduar të sajosh e të gënjesh. E di, o xhan, që ti edhe veten e gënjen si askush, po mos shpreso kot se do të rrijë e mbuluar ajo pjesa që dimë të dy”, ka shkruar Rama.