Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se një fëmijë 10-vjeçar ka humbur jetën në ujërat e Drinit të Bardhë.
Përmes një postimi në Facebook, Latifi u ka shprehur ngushëllime familjarëve.
“Sot në ujërat e Drinit të Bardhë u mbyt fëmija 10-vjeçar O.Th. nga Kramoviku. Në këto momente të rënda të dhimbjes dhe pikëllimit për familjarët, pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta. Vdekje si kjo, na pikëllojnë të gjithëve. Pusho në paqe!”, ka shkruar Latifi.