Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës qëndroi Ragip Xhaka, babai i një prej futbollistëve më të shquar të Arsenalit dhe të Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka.
Ai u prit nga kreu i FFK-së, Agim Ademi.
“Me kënaqësi të madhe e pranova fanellën e Granitit me nënshkrimin e tij, të cilën do ta ruaj si një dhuratë të çmuar në koleksionin tim të futbollit. Ragipi më përgëzoi për punën e deritanishme në krye të FFK-së dhe shprehu shpresën që Kosova do të arrijë kualifikimin në Kampionatin Evropian së bashku me Zvicrën”, shkruan kreu i FFK-së, Agim Ademi.