Ragip Xhaka, babai i futbollistëve shqiptarë Granitit e Taulantit, gjithmonë viziton klubin e Prishtinës, duke e ndihmuar në mënyra të ndryshme.
Xhaka ka dhuruar disa topa për skuadrën e Prishtinës, që ka rifilluar përgatitjet për edicionin e ri, raporton albinfo.ch.
Graniti dhe Taulanti sa herë vijnë në Kosovë për pushime nuk e harrojnë klubin bardhekaltër dhe duke qenë shembull për të tjerët.
Të dy lojtarët janë pjesë e rëndësishme e futbollit evropian me Granitit, i cili luan për Arsenalin dhe Zvicrën, derisa Taulanti me Baselin dhe Shqipërinë.