Edicioni i ardhshëm pritet të jetë shumë interesant për Llapin. Ish-trajneri i kësaj skuadre, tashmë drejtor sportiv, Tahir Batatina paralajmëroi një afat të çmendur për ekipin e tij.
Por, kjo nuk është e tëra pasi që lajmet e mira për Llapin nuk marrin fund këtu.
Batatina për KosovaPress konfirmoi se Afrim Ajeti dhe Ragip Xhaka do të jenë aksionarët e ri te skuadra e Llapit, përcjell albinfo.ch.
Ai tha se ata kanë shprehur dëshirën që të jenë pjesë e klubit të Llapit dhe kjo do të jetë një ndihmesë e madhe për llapjanët që t’i arrijnë synimet.
Ragip Xhaka është babai i Taulant dhe Granit Xhakës, ndërsa Afrim Ajeti i Arlindit që luan në Kombëtaren shqiptare dhe Albian Ajeti, i cili aktizohet në Basel.
Te Vëllaznimi siç dihet në krye është kthyer Agim Cana, babai i Lorik Canës.