FIFA ka publikuar ranglistën e re në nivel të kombëtareve që përfaqësohen në këtë organizatë.
Kreu i listës ka pësuar ndryshime, duke bërë që Argjentina të prijë, gjë që Brazilin e rrëzoi në vend të 3-të, përcjell albinfo.ch.
Belgjika, Anglia, Holanda, Kroacia, Italia, Portugalia dhe Spanja janë kombëtaret që janë futur në top 10-shen.
Ndërsa kombëtarja e Kosovës ka arritur të ruajë pozitën e 107-të me 1186 pikë, derisa Shqipëria ka pësuar rënie në pozitën e 68-të me 1344.95 pikë.