Gara për shpërblimin Oscar ka filluar në Nju-Jork të hënën, me ndarjen e shpërblimeve vjetore IFP Gotham.
10 trofe janë dorëzuar në ceremoninë e sivjetme e që nderon seri dhe filma të pavarur.
Një nderim i posaçëm i ka takuar aktores Rachel Weisz, aktorit Willem Dafoe dhe regjisorit Paul Greengrass.
“Ndihem shumë e nderuar dhe emocionuar. Kam parë listën e njerëzve që do të nderoheshin, shumë vjet para meje andaj, jam shumë e nderuar që kam pranuar këtë shpërblim”, tha Weisz.
E për shpërblimet e sivjetme ishin 35 filma gjithsej, të cilët u dominuan, përfshirë atë të Barry Jenkins ‘If Beale Street Could Talk’.
Kjo ngjarje konsiderohet të jetë fillimi jozyrtar i sezonit të shpërblimeve në Hollywood.